“Marca” zgjedh Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit

Prestigjiozja spanjolle “Marca” e ka zgjedhur futbollistin Lionel Messi si më të mirin e të gjitha kohërave.

Në një mbrëmje gala të organizuar nga gazeta me nam botëror, argjentinasit iu dorëzua trofeu për karrierën.

Ish-ylli i Barcelonës, tani lojtar i Inter Miamit në SHBA, ka fituar çdo trofe të mundshëm që dikush mund të fitojë në futboll.

Drejtuesit e “Marcas” thanë se nuk ishte e vështirë për ta gjetur njeriun e duhur për këtë çmim.