Del autopsia e Liam Paynes

Liam Payne vdiq nga traumat e shumta, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme, pasi ra nga ballkoni i hotelit në katin e tretë në Buenos Aires, ka thënë zyra e prokurorit argjentinas.

Autopsia tregoi se lëndimet në kokë të këngëtarit ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen, transmeton Klankosova.tv.

Një hetim duke përfshirë intervistën e pesë dëshmitarëve në një përpjekje për të rindërtuar orët e fundit të muzikantit 31-vjeçar, tregoi se ai ishte vetëm në kohën kur ka rënë nga ballkoni. Nga dhoma e hotelit të Paynes u sekuestruan substanca që tregonin konsumimin e alkoolit dhe drogës.

Ish-anëtari i One Direction vdiq të mërkurën. Mysafirët në hotelin Casa Sur i thanë Guardianit se dëgjuan përplasje dhe britma për orë të tëra para se Payne të binte.