Festivali i Këngës mban konferencë tinëz, marrin pjesë vetëm gazetarët e RTK-së

Kanë mbetur edhe një javë larg edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në RTK, ndërsa organizatorët sot kanë mbajtur një konferencë për media.

Kjo konferencë e cila ka shpalosur detaje për këtë edicion, kishte të pranishëm vetëm gazetarë të RTK-së dhe Radio Kosovës, pasi për të nuk ishte bërë asnjë ftesë për media apo njoftim publik në faqen zyrtare të Festivalit, shkruan Zeri.info.

Për këtë situatë ka reaguar edhe redaktori i gazetës Zëri, Albert Limani i cili përmes një postimi në Facebook, është shprehur i habitur se si kjo konferencë është thirrur pa lajmëruar mediat, kur dimë që mund të ketë interesim edhe të gazetarëve tjerë për organizimin e këtij festivali.

Limani i ka bërë thirrje edhe Ministrisë së Kulturës, e cila është në një formë sponzorizuesja kryesore e këtij festivali, që të reagoi për këtë situatë.

“E pa pranueshme! Festivali i Këngës ne RTK sot paska mbajtur konferencë pa asnjë njoftim apo ftesë për mediat, vetëm gazetarët e RTK-së kanë qenë te pranishëm në këtë konferencë. Kjo na ka pamundësuar neve si gazetarë qasjen në pyetjet qe kemi rreth organizimit te këtij festivali i cili organizohet me buxhetin e Ministrisë se Kulturës”, ka shkruar Limani.

Limani i cili ishte këtë vit i akredituar dhe ndjeku nga afër festivalin evropian “Eurovision Song Contest” në Malmo të Suedisë, ka thënë se po has në vështirësi nga stafi i Festivalit të Këngës në RTK për tu akredituar, duke denoncuar sjelljet arrogante dhe profesionale të stafit.

“apat e parë të këtij festivali duket se nuk janë duke shkuar ne drejtimin e duhur, personalisht po has ne vështirësi për tu akredituar, me staf arrogant i cili pa pik përgjegjësie refuzon aplikimin tim, ndonëse një vështirësi të tillë nuk e kisha kur u akreditova nga #Eurovisioni. Një pjesë e stafit pa e kuptuar se aty janë fal pagës qe marrin nga taksat e qytetareve, sillen sikur të ishte festival i tyre privat me arrogancë e pa profesionalizëm. Lus Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ministrin Hajrulla Çeku që të reagoi para se #EBU të kuptoj se si po organizohet ky festival i transmetuesit tonë publik. Transparence!!!”, ka shkruar redaktori i Zërit.