Nga 1 nëntori Policia nuk lëshon vërtetime mbi të kaluarën kriminale

Policia e Kosovës, ka njoftuar sot se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët vërtetim për të kaluarën kriminale.

Sipas njoftimit, Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, transmeton Zeri.info.

“Ndërprerja e lëshimit të vërtetimeve i referohet Ligjit Nr. 08/L-194 mbi Sistemin Qendror të Evidencës Penale, i cili shfuqizon çdo dispozitë tjetër ligjore që përcakton nxjerrjen apo lëshimin e certifikatave që ndërlidhen me evidencën penale”

“Departamenti i Evidencës Qendrore Penale pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës mbetet përgjegjës për t’i lëshuar këto vërtetime, prandaj palët kërkuese/qytetarët mund të aplikojnë në gjykatat që mbulojnë territorin e tyre”, thuhet në njoftim. /Zëri