Kurti sonte takohet me mërgimtarët në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte do të takohet me mërgatën në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.

Në njoftim janë bërë të ditura detaje rreth orës dhe vendit ku ai do të zhvillojë takimin.

Fundjavën e kaluar Kurti zhvilloi takime me mërgimtarët në Gjermani.