Haxhiu: Lufta hibride ndaj LVV-së po vazhdon, Dejona aktiviste e hershme - prandaj e çmoj shumë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së saj se ndaj Qeverisë po bëhet një luftë hibride.

Këto komente ajo i bëri duke iu përgjigjur shkurt pyetjeve të gazetarëve rreth publikimit të komunikimeve ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila me terroristin Millan Radojiçiq dhe të Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi. Madje për Mihalin tha se ajo është aktivitet e hershme e partisë dhe se e çmon atë.

“Qëndrimi ynë tashmë është bërë publik, kjo është luftë hibride që po i bëhet LVV-së”.

“Dejona është bashkëpunëtore jona, një aktiviste e hershme e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën unë e çmoj shumë”, u tha ajo gazetarëve pasi mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Kosovare për të Mbijetuarit e Torturës (QKMRT).