Kaidanowi bëri hapjen e ambasadës së parë të SHBA-së në Kosovë [foto]

Tina Kaidanow, ambasadorja e parë e Shteteve të Bashkuara të Kosovës (SHBA), ka vdekur në moshën 59-vjeçare të mërkurën e 16 tetorit të këtij viti.

Kaidanowi ishte ambasadorja e parë e SHBA-së, pasi Kosova kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, shkruan Zeri.info.

Shtetet e Bashkuara së pari hapën Zyrën e Shërbimit Informativ të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1996. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2008, Zyra e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka vepruar në cilësi të misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Pas pavarësisë së Kosovës, saktësisht më 8 prill të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Kosovën dhe zyrën e bënë ambasadë.

Ishte pikërisht ambasadorja Kaidanow, ajo e cila edhe e bëri hapjen solemne të Ambasadës së parë të SHBA-së në Kosovë, kështu duke u bërë ambasadorja e parë amerikane në shtetin e Kosovës, raporton më tutje Zeri.info.

Më shumë se 11 vjet pasi që ishte hapur ambasada e parë në Kosovë, SHBA-ja diplomatët e saj në Kosovë i zhvendosi në një ndërtesë shumëmilionëshe më 4 korrik të vitit 2019. Ambasada e re e Amerikës në Kosovë është e vendosur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë në një sipërfaqe prej 12.4 hektarësh dhe është e rrethuar nga një miks i ndërtesave duke filluar nga lartësia, materialet dhe përdorimet. /Zëri