Vdes këngëtari i One Direction, Liam Payne

Ish-këngëtari i One Direction, Liam Payne, ka vdekur pasi dyshohet se ra nga dhoma e tij e hotelit në Buenos Aires, Argjentinë, sipas raportimeve nga mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës. Autoritetet u lajmëruan fillimisht në orën 17:04 përmes një telefonate nga menaxheri i hotelit, i cili raportoi se një burrë po sillej në mënyrë agresive dhe mund të ketë qenë nën ndikimin e drogës ose alkoolit, transmeton Zeri.info.

Tragjedia ka tronditur fansat dhe komunitetin e muzikës, me shumë njerëz që shprehin mosbesim për humbjen e papritur./Zeri