Policia jep detaje për aksionin në komunën paralele në veri: U sekuestruan prova materiale dhe u intervistuan disa persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në Mitrovicën e veriut, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajt.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit kanë kryer kontrolle dhe kanë mbyllur zyrën, transmeton Zeri.info.

“Lidhur më këtë është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen.Sipas autorizimit të prokurorit, policia është duke kryer veprimet përkatëse për intervistimin e personave të identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale”, njoftoi Policia. /Zëri