Takim i nivelit të lartë Kosovë - Serbi, Stano: S’ka asgjë konkrete

Në disa media u raportua se gjatë kësaj jave mund të ketë një takim të nivelit të lartë në dialogun Kosovë – Serbi, në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në lidhje me këtë nga gazetarët u pyet sot zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano tha se “s’ka asgjë konkrete në lidhje me një takim të tillë”.

“Së pari, ne asnjëherë nuk i komentojmë spekulimet dhe së dyti, nuk ka ndonjë njoftim që mund ta bëjë në lidhje takimet e ardhshme në kornizat e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Stano gjatë një konference me gazetarë.