Kurti në Kuvend me lule, për t’i uruar Kusarit ditëlindjen? [foto]

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është parë të arrinte në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar me ekip, njëra e cila dhe po mbante një buqetë lulesh.

Duket se ajo është e destinuar për Mimoza Kusari-Lilën, shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, subjektit që ai drejton, e që e cila sot e gëzon ditëlindjen, transmeton klankosova.tv.

Kujtojmë se Mimoza Kusari-Lila së fundi është njëra ndër figurat më të përfolura për shkak të komunikimeve me përfaqësues të Listës Serbe, videoincizime tashmë të bëra publike.