Abazi: Edhe në Ministri të Mbrojtjes është spiuni i Dejona Mihalit

Deputeti Haki Abazi sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet pa pozitën “faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike”, ka thënë se është për brengosje që në çdo ministri ekziston një individ që nuk i përgjigjet ministrit, Qeverisë, Komisionit Parlamentar, por i përgjigjet një strukture jashtë institucioneve.

Abazi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tutje tha se edhe në Ministri të Mbrojtjes është spiuni i Dejona Mihalit.

“… në skandalin e fundit me FSK-në, një vajzë me krejt respektin që nuk e ka kryer as shkollën e mesme si duhet, flet për çështjet e Ministrisë së Mbrojtjes, sepse është spiuni i Dejona Mihalit në Ministrinë e Mbrojtjes. Në çdo ministri ekziston një individ që nuk i përgjigjet ministrit, Qeverisë, rrjedhimisht Komisionit Parlamentar, por i përgjigjet një strukture jashtinstitucionale atje dhe bart mesazhin dhe krijon diskursin publik, të cilën ia përcakton dikush jashtë institucioneve. Kjo është për brengosje..”, tha ai.