Dejanoviqi dënohet me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tetë muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë të akuzuarin, Lazar Dejanoviq.

Ky i fundit ngarkohej nga Prokuroria Speciale për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar në protestat e dhunshme në veri të vendit në vitin 2023, kur u sulmuan KFOR-i dhe Policia e Kosovës.

Sipas aktgjykimit, të shpallur të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

As Prokuroria e as pala mbrojtëse nuk u deklaruan për ushtrim ankese lidhur me dënimin, prandaj si rrjedhojë gjyqtari e shpalli vendimin e dënimit të formës së prerë.