Tahiri publikon foto nga aksioni i kapelave: Ditët e qeverisjes “incognito” do të marrin fund së shpejti

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka ndarë fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, nga aksioni që kanë zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës, duke vendosur kapele në ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se “Ditët e qeverisjes ‘incognito’ do të marrin fund së shpejti”.

“As sot pushteti nuk erdhi në Kuvend për t’u ballafaquar me aferat ku janë përfshirë. Kanë vendosur të fshihen pas kapelave. Por pas tyre nuk do të mundë të fshihen gjatë. Ditët e qeverisjes ‘incognito’ do të marrin fund së shpejti”, shkroi Tahiri në një postim në “Facebook”.