Lekaj për Dejona Mihalin: S’e di si s’e ndali rrymën dhe ngrohjen sot në Kuvend

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në Kuvend ka thënë se Dejona Mihali e ka ndalur RTK-në që ta transmetojë seancën në kanalin e parë të transmetuesit publik.

Ai tha se nuk e di se si nuk e ka ndalur energjinë dhe ngrohjen sot në Kuvend.

Lekaj shtoi se Mihali e Kurti mund t’i bëjnë të gjitha, por “iu ka hyrë uji përfundi dhe nuk e di kah i dërgon”.

“Dejona sot e ka ndalë transmetimin në RTK, në televizionin publik që financohet nga kuvendi i Kosovës dhe i përgjigjet vertikalisht Kuvendit të Kosovës. Dejona nuk e di se si se ka ndalë edhe energjinë sot këtu në kuvend, nuk e di se si nuk e ka ndalë ngrohjen në këtë kuvend, por i themi Dejonës dhe kryeministrit Kurti që mund të gjitha t’i bëjë, por iu ka hy uji përfundi dhe nuk di kah iu dërgon”, tha Lekaj.