Kjo është gjendja shëndetësore e të miturit që u ther me thikë në Mitrovicë

Gjendja shëndetësore e të miturit, i cili paraditen e sotme u përfshi në një përleshje me një të mitur tjetër, është në gjendje stabile.

Kështu bëri të ditur drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla, i cili ndër të tjera u shpreh se pacientit i janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në Emergjencë.

“Gjendja e pacientit është stabile, u janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga mjeku kujdestar”, ka thënë Syla.

Ndryshe, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 9:40 në sheshin “Skënderbeu” në Mitrovicë, ku dy të mitur u përfshinë në një përleshje, e njëri nga të mitur mori lëndime trupore, pasi u ther më thikë nga një tjetër.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i dyshuari në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, theksoi se prokurori është duke u marrë me rastin.