Kurti thotë se gjenerali Jackson vdiq nga kanceri në prostatë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare.

Ai thotë se jeta e gjeneralit Mike Jackson ishte një jetë e përkushtuar prej ushtaraku, ashtu siç sugjeron edhe vetë ai te libri autobiografik i tij, i titulluar thjesht “Ushtar”.

Me anë të një postimi në Facebook, shefi i Qeverisë më tutje tregon se Jacksoni nuk ishte i pranishëm në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës për shkak të shëndetit dhe se ai vdiq dje nga kanceri në prostatë.

Kurti shkruan se populli dhe shteti i Kosovës i kujtojnë miqtë dhe përkrahësit e tyre, në rrugën e pafundme të historisë së lirisë dhe të shtetndërtimit.