Vrasja e 18-vjeçarit nga Podujeva, Apeli vërteton dënimin me burgim për dy të miturit

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore ndaj dy të miturve për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut në janarin e vitit 2024.

Dy të miturit ishin dënuar për herë të dytë me 19 vjet dënim me burgim, për të dy.

“REFUZOHEN si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të miturve dhe aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur, i datës 31.07.2024, VËRTETOHET”, thuhet në vendimin e Apelit.

Edhe në rigjykimin për rastin e vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, dy të miturit për herë të dytë ishin gjetur fajtorë nga Gjykata e Prishtinës duke u dënuar të dy së bashku me 19 vjet dënim me burgim. Shpallja e aktgjykimit ishte bërë më 31.07.2024.