Theret me thikë një i mitur në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari
Një i mitur është therur me mjetë të mprehtë (thikë) sot rreth orës 9:45, në sheshin “Skënderbeu” në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.
“Sot, rreth orës 09:45, është raportuar për një person të lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin ‘Skënderbeu’ në Mitrovicë, ku pas një përleshjeje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull, i moshës së mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i moshës së mitur”, tha Zahiti.
Ndërkaq, sipas tij, njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve.