Fitorja ndaj Qipros historike, Kosova kurrë s’i ka marrë tri fitore radhazi

Kombëtarja e Kosovës ka marrë fitore të lehtë ndaj Qipros me rezultat 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Për Dardanët ishte fitorja e tretë në Ligën e Kombeve nga katër ndeshje, pasi të parën ndaj Rumanisë e humbën në shtëpi.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Kosovën dhe një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë që nga pranimi.

Kosova ka triumfuar 0-4 ndaj Qipros, 1-2 ndaj Lituanisë dhe 3-0 ndaj Qipros në shtëpi.

Dardanët kishin arritur tri fitore radhazi vetëm në vitin 2018, por në atë kohë mposhtën tri kombëtare në miqësore nën epokën e Bernard Challandes.

Gjashtë vjet më parë Kosova kishte mposhtur Madagaskarin 1-0, Burkina Fason 2-0 dhe Shqipërinë 3-0. /telegrafi