Sot, vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht në vise të larta dhe atyre me afërsi rreth lumenjve të ketë mjegull.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.