Ermal Krasniqi flet për formën e tij fantastike te Kosova

Ermal Krasniqi po vazhdon me formë të lartë te Kosova në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në dy ndeshjet e fundit, lojtari nga Malisheva ka realizuar dy gola.

Pas përballjes me Qipron që Dardanë e fituan me rezultat 3-0, Krasniqi ka thënë se ai është shumë i lumtur me golat e realizuar.

“Kam thënë edhe në intervistën e kaluar se nuk do të ndalem me një gol”, ka thënë fillimisht Ermali pas ndeshjes.

“Shpresoj të vazhdoj të shënoj edhe më shumë gola për Kosovën. Unë gjithmonë kam qenë gati për ta dhënë maksimumin për vendin tim”.

“Po më shpërblehet gjithçka”, ka shtuar më tej Krasniqi.