Thomas Tuchel do të jetë trajneri i ri i Anglisë
Federata e Anglisë më në fund ka arritur marrëveshje për përzgjedhësin e ri.
Pas dorëheqjes së Gareth Southgate në korrik, Anglia mbeti pa trajner, dhe si rrjedhojë, Lee Carsley u vendos si trajner i përkohshëm.
E, koha për trajnerin irlandez përfundoi, pasi kombëtarja angleze tashmë do të ketë trajner të ri.
Është Thomas Tuchel që do ta drejtojë kombëtaren e “Tre Luanëve”, raporton gazetari gjerman, Christian Falk.
Falk shton po ashtu se njoftimi për arritjen e marrëveshjes do të publikohet më së largu nesër.
Tuchel së fundmi ishte pjesë e Bayern Munchen, gjersa në karrierën e tij menaxheriale e ka udhëhequr edhe Chelsea, PSG-në e Dortmundin.
Me Chelsean madje arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve në vitin 2021.