Formacionet zyrtare: Kosovë - Qipro

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë - Qipro, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në orën 20:45.

Kosova renditet e dyta me gjashtë pikë, kurse Qipro me tri pikë e treta.

Dardanët synojnë fitoren me qëllim që t’i marrin pikët e plot.

Tashmë gjithçka është gati dhe të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare. /Zëri