Kosova U-17 i mbyll kualifikimet, fitoi vetëm një pikë
Kombëtarja U17 e Kosovës në futboll, e ka mbyllur me një pikë të fituar ciklin kualifikues të Evropianit që vitin e ardhshëm organizohet në Shqipëri.
Ndeshjen e fundit të raundit të parë, Kosova e drejtuar nga Arbnor Morina, e mbylli baras 4:4 ndaj Kazakistanit.
Kjo ndeshje u zhvillua të martën dhe i takoi Grupit 4. Turneu i grupit 4 u zhvillua në Belgjikë.
Ndeshja ishte mjaft dramatike. Kazakistani shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë, Kosova barazoi rezultatin me dy gola të shpejtë. Në minutën e 49-të Rin Ahmeti shënoi golin për 2:1, kurse për 2:2 nga penalltia në minutën e 52-të realizoi Lirjon Abdullahu.
Një minutë më vonë, Kazakistani shënoi edhe golin e tretë, kurs në minutën e 61-të sërish rezultati u barazua.
Për 3:3 shënoi Omer Shala, derisa katër minuta më vonë Kazakistani shënoi për 4:3. Por, nga penalltia Lirjon Abdullahu shënoi për të fituar një pikë në përballjen kundër Kazakistanit, që luajti pa një lojtarë në fushë nga minuta e 55-të.
Belgjika kalon tutje si e para e grupit me nëntë pikë, kurse Ukraina nga vendi i dytë me gjashtë pikë.