Ish-lojtari i kombëtares shqiptare nënshkruan me kampionin e Shqipërisë
Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia, ka firmosur kontratë me qendërmbrojtësin e Shqipërisë, Frederic Veseli.
Për Veselin, klubi tha se është vlerë e shtuar. Kontrata e tij skadon në 2026-n.
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës. Presidenti Agim Demrozi ka falënderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.
31-vjeçari ka qenë futbollist i lirë tash e disa muaj, pasi mbylli kontratën me Karagumrukun në Turqi.
Veseli ishte pjesë edhe e Manchester Unitedit në sezonin 2012-2013.