Vetura zyrtare ndalet në zebra për t’i marrë fëmijët nga shkolla

Shumë nga pjesëmarrësit në trafik i thyejnë rregullat në trafik.

E shpesh as ata që duhet të jenë shembull për respektimin e tyre, zyrtarët e shtetit nuk shpëtojnë pa i thyer ato.

Pikërisht sot tek zebrat në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, një veturë me targa zyrtare i ndal aty, për t’i marrë fëmijët nga shkolla.

Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje në redaksi, ku vozitësi i papërgjegjshme i kësaj makine Pegeout shihet se si e kryen një veprim të tillë.

“4Z 291 02”, janë targat e veturës, e cila i takon Këshillit Gjyqësor të Kosovës.