Ekzekutohen pensionet me rritje 20%
Sot është bërë ekzekutimi i pensioneve siç bëhet rëndom sipas kalendarit me datën 15 të muajit.
Duke filluar nga ky muaj, skemat si vijon ekzekutohen me rritjen prej 20%, ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, transmeton Zeri.info.
Pensionet që u ekzekutuan me rritje 20%:
- Pensioni Bazik i Moshës,
- Pensioni Kontributpagues, i plotë dhe parcial,
- Pensionet për Aftësi të Kufizuara,
- Pensioni për Personat e Verbër,
- Pensioni për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë,
- Pensioni Invalidor i Punës,
- Pensioni Familjar, dhe
- Pensioni i Parakohshëm i Trepçës.