Lirohet Sadik Duraku nga paraburgimi në Serbi

Është liruar nga paraburgimi kosovari Sadik Duraku, i cili ishte ndaluar nga autoritetet e Serbisë më 17 prill të këtij viti në pikën kufitare Koraci – Serbi dhe i njejti ishte shtetas i Britanisë së Madhe.

Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Kosovës, transmeotn Zeri.info.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton që është liruar z. Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili ishte arrestuar më 17 prill 2024 në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci, nën akuzat gjoja për krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë në vitin 1999”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastet e tilla duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. /Zëri