ALERT!: Pak kontrolle e kujdes për produktet e dëmshme që hyjnë në tregun tonë

Në prag të festave, konsumi rritet si në çdo vend tjetër, edhe tek ne dhe si pasojë kontrolli i produkteve të dëmshme vazhdon të qarkulloje në tregun tonë.

Ndonëse Kosova vazhdimisht merr ligje nga vendet e BE-së dhe i adapton ato në vend, në praktik mbetet akoma punë për të ruajtur qytetarin nga produkte të dëmshme të cilat vazhdojnë të qarkullojnë në çdo sektor, sidomos në prag të festave kur, konsumi është edhe pakontrollueshme edhe nga vet qytetarët.

Këto u thanë në emisionin “ALERT!” të Granit Sokolajt, i cili transmetohet çdo të hënë në Radio Prishtina, ku i ftuar ishte Selatin Kaçaniku nga shoqata për mbrojtjen e konsumatorit "Konsumatori"

Kaçaniku tha se Kosova stagnon shumë në kontrollin e produkteve që hynë për tu bërë pjesë e tregut. Ai edhe disa shembuj për këtë.

“Sipas direktivave të BE-së, kontrollet e importit bëhen sipas ekzemplarit të përgjithshëm Një maune nëse i ka 20.000 artikuj të ndryshëm, inspektori i doganës hyn dhe nga to merr 1500 copë dhe mund të shprehet realiteti me vetëm këto?! Unë kam dyshime se në shumë raste vozitësi i kamionit të maunës i ka dokumentacionin e gatshëm dhe ekzemplarët e gatshëm dhe kontrolli nuk ndodh, mauna kalon dhe ne përballemi me produktin”, tha Kaçaniku në emisionin “ALERT!”.

Sipas tij, Qeveria duhet të marrë hapa më të mëdhenj për të mbrojtur qytetarët e saj nga produktet e dëmshme, para se ato të bëhen pjesë e tregut tonë, ndërsa përmendi edhe faktin se jetojmë në një kohë të teknologjisë dhe se kjo duhet të zbatohet edhe në këtë fushë.

Kaçaniku përmendi edhe faktin se si shoqata e tij nuk ka mbështetje nga shteti për të ngritur një laborator për produktet jo ushqimore, pasi Kosova nuk ka asnjë të tillë.

“Kur është fjala për qytetarin konsumator nuk duhet të vlej ajo se nuk ka mjete financiare nga shteti. Mua shteti nuk më jep as lokale për të vendosur laboratorë, por shteti nuk është i interesuar për laboratorë të produkteve jo ushqimore, sepse po të ishte do të kishim. Sa do që i kushtueshëm të jetë, është i lirë sepse mbron jetën e qytetarëve”, tha ai.

Sipas Kaçanikut, Qeveria ende nuk ka arritur të edukoj e vetëdisoj qytetarët, për të njohur të drejtën e tyre si konsumator.

Këtë javë “ALERT!” preku temën e e-komerce dhe shitjeve online, ku kryesisht përdorën rrjetet sociale për të promovuar produkte si origjinale, por në fakt nuk janë të tilla.

“Në rrjetet sociale kemi produkte që reklamohen, si për shembull “mjaltë origjinale” . Ne e kemi edhe mjaltin e Beratit i cili deklarohet si mjaltë industrial por këtu në Kosovë i hiqet tiketa dhe shitet si mjaltë origjinal”, tha Kaçaniku, duke përmendur edhe rrezikun nga lodrat për fëmijët dhe veshmbathjet./Zëri

Qendra ALERT! Për ankesa, denoncime, telefonono ose shkruani në WhatsApp apo Viber, dërgoni foto e video në numrin 049769066. Denonco, ankohu!