“Dejona je zgjuar?”, ish-kryeshefi i KEK-ut priste “aminin” e Mihalit për publikim të komunikatave

Dejona Mihali me pozitë koordinatore e komiteteve në Vetëvendosje, pa asnjë pozitë shtetërore u zbulua se ka jo pak pushtet në ndërmarrje publike. Një tjetër mesazh i publikuar tashmë dëshmon koordinimin deri në detaje.

Në një prej bisedave të publikuara nga Nacionale, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi i shkruante me mëngjes Dejona Mihalit, ku e pyeste nëse është zgjuar, derisa ajo edhe ia jep ‘aminin’ për njërën nga komunikatat.

”Dejona a je zgjuar”, i shkruan Krasniqi.

”Mirë është komunikata”, ia kthen ajo.

”Faleminderit. E procedova për publikim”, ia kthen Krasniqi më tutje.