Gjakovari ia vë flakën çatisë së shtëpisë dhe arratiset

Një person në Gjakovë ia ka vënë flakën çatisë së shtëpisë.

Në raportin ditor të policisë, policor bëhet e ditur se i dyshuar gjendet në arrati.

“Lidhur me rastin është raportuar se djali, i dyshuari mashkull kosovar, ia ka vënë zjarrin tavanit-çatisë së shtëpisë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. I dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati”, thuhet në raport.