Dy vdekje brenda ditës në rajonin e Pejës, policia nis hetimet

Dy persona kanë vdekur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Pejës, ku tashmë janë nisur hetimet për këto raste.

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin ditor se, mesditën e së hënës, një person ën Istog ka pësuar lëndime vdekjeprurëse gjatë kohës sa ishte duke punuar në arë.

“Istog / 14.10.2024 – 13:30. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në arë/fushë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport, shkruan Zeri.info.

Po ashtu, edhe mëngjesin e së hënës në “Çarshinë e Gjatë”, në qytetin e Pejës është gjetur një person pa shenja jete.

Sipas raportit, i njëjti kishte probleme mendore.

“Pejë / 14.10.2024 – 07:25. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa identifikimi i tij është bërë nga familjarët sipas të cilëve viktima kishte probleme mentale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, theksohet në raport.

Për të dyja këto raste të vdekjeve, Policia e Kosovës tashmë ka filluar hetimet. /Zëri