Gjermania triumfon ndaj Holandës

Gjermania ka mposhtur Holandën për t’u forcuar në krye të grupit A3 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Të hënën mbrëma në Munih, gjermanët e fituan 1:0 ndeshjen kryesore të mbrëmjes.

Jamie Leëeling e shënoi golin e fitores në minutën e 64-të.

Gjermania tani udhëheq në grup me 10 pikë. Nga pesë i kanë Holanda e Hungaria, ndërsa Bosnjë-Hercegovina mbetet me vetëm një pikë.

Dy të parët në grup avancojnë në çerekfinale të Ligës së Kombeve. Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të fazës grupore.