Italia fiton thellë ndaj Izraelit, mban vendin e parë në grup

Italia ka arritur të fitojë thellë ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bluenergy Stadium - Stadio Friuli”, përfundoi me rezultat 4-1.

Golat për italianët i shënojë Retegui (41’) nga penalltia, Di Lorenzo (51’, 79’) dhe Fratessi (72’), kurse golin e nderit të Izraelit e realizoi Abu Fani (66’).

Me këtë fitore, Italia është lidere me dhjetë pike, kurse Izraeli mbetet i fundit me 0 sosh. /Zëri