Kapiteni Ismajli shprehet i lumtur për fitoren ndaj Gjeorgjisë

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë, Ardian Ismajli, bëri një ndeshje fantastike, në fitoren 1-0 që kuqezinjtë si mysafir.  

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas kësaj sfide, ai u shpreh i lumtur për fitoren e arritur.  

“Ndeshjen me Çekinë e harruam direkt, menduam vetëm për Gjeorgjinë. E dominuam kundërshtarin, më përjashtim të minutave të fundit që u mbrojtëm. Mund të shënonim edhe dy apo tre gola. Kthehemi më të motivuar se kurrë për ndeshjet e nëntorit”.  

“Sot e kishin ndryshuar formacionin gjeorgjianët. U futën më sulmues. I kemi neutralizuar të gjitha aksionet e tyre. Besoj që fusha e tregoi”.   

“Ata ishin të lumtur edhe me barazim. Do të shikojmë Çekinë me Ukrainën. Gjithçka është e hapur në nëntor. I falënderoj shumë tifozët për mbështetjen. Do të jemi më të motivuar se kurrë dhe do t’ia dalim”, ka thënë Ismajli pas ndeshjes. /telegrafi