Xhaka flet për fyerjet në Serbi

Granit Xhaka po flet në konferencën për shtyp të Zvicrës para ndeshjes me Danimarkën.
Fillimisht foli për fyerjet në Serbi.

“Do të isha befasuar po të ishte ndryshe”, ka thënë Xhaka kur është pyetur për fishkëllimat nga tifozët serbë.

“Kam qëndruar i heshtuar paraprakisht pasi nuk mund të ndryshosh rrethana të caktuara. Lojtarët ishim shumë korrekt. Natyrisht, do të doja të marrim tri pikët”, ka thënë Xhaka.