Tahiri: Maqedonci do të mbahet mend si ministri që e la ushtrinë pa bukë, ka dezertuar nga detyra e tij fisnike

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri tha se ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci do të mbahet mend si ministër që ka lënë ushtrinë pa bukë.

Për këtë Tahiri ka bërë thirrje që ai të japë dorëheqje. Tahiri e kritikoi mungesën e ministrit në seancë, ndërsa shtoi se ai ka dezertuar nga detyra e tij më fisnike.

“Sot kur e sheh të dezertuar nga detyra e tij ministrin e Mbrojtjes vërtet nuk mundesh me heshtë. Ministri Ejup Maqedonici ku do që je ke dezertua përball detyrës tënde më fisnike, sot mos me qenë në gjendje për me mbrojt punën tënde, angazhimin tënd, është e patolerueshme”.

“Sot ajo që më së paku do të duhej të bëjë është që të japësh dorëheqje dhe ta lirosh atë detyre. Je ministër që do të mbahesh mend që e ke lënë ushtrinë e Kosovës pa bukë”.