UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë Visar Kastratit në ndeshjen Luksemburg 21 – Irlandë Veriore U21
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA vazhdon t’ua besoj gjyqtarëve kosovarë ndarjen e drejtësisë në arenën ndërkombëtare.
Edhe në këtë rreth të ndeshjeve të kualifikimeve për Evropianin e grup-moshave U21 një gjyqtar kosovar është deleguar nga UEFA.
UEFA delegon Visar Kastratin si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kualifikimeve për Evropianin U21, Luksemburgu – Irlanda Veriore.
Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Emile Mayrisch” në Esch-Sur Alzette, gjyqtarin Kastratio do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 15 tetor, me fillim në orën 20:30. /Telegrafi