Kurti afër Ramës e Scholzit në foton e përbashkët të Samitit të Berlinit

Në Berlin të Gjermanisë po i zhvillon punimet Samiti i Procesit të Berlinit, i cili shënon vitin e 10-të jubilar.

Ky samit, ku është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u hap nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Tashmë është realizuar edhe fotoja e përbashkët e pjesëmarrësve të këtij takimi.

Në të kryeministri kosovar shihet afër homologut të tij shqiptar Edi Rama, si dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.