Eventi në Zvicër për investimet në Dubai

Sot në qytetin më luksoz dhe më të shtrenjtë në botë, në Cyrih, u mbajt forumi ekonomik "Elite Invest Roadshow", ku morën pjesë mbi 130 pjesëmarrës, kryesisht afaristë dhe biznesmenë të njohur shqiptarë nga Zvicra, mbarë Evropa dhe Ballkani, deri në Turqi e Dubai.

Krerët e eventit “Elite Invest Roadshow” për katër orë rresht shpjeguan me shembuj konkretë se si mund të arrimë te një kapital i madh, si mund të bëhemi milionerë dhe rrugën më të lehtë si mund të investohet në Dubai.

“Extra Real Estate Dubai” dhe “SuchAgents.at” për katër orë rresht në Cyrih bashkoi afaristë dhe biznesmenë të njohur shqiptarë nga Zvicra nga Zvicra, Gjermania, Austria, Franca, Italia dhe vende të tjera evropiane, në të cilin forum ekonomik të “Elite Invest Roadshow” i pari i këtij lloji ishte një shans unik për afaristët shqiptarë nga mbarë Evropa për investime në Emirate, përkatësisht në Dubai.

Në këtë mbrëmje, përmes “Elite Invest Roadshow”, nisi një kapitull i ri dhe i jashtëzakonshëm njerëzor, duke bashkuar afaristë shqiptarë të suksesshëm nga Zvicra dhe më gjerë, për të zbuluar mundësi të jashtëzakonshme investimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht Dubai.

Krerët e eventit “Elite Invest Roadshow” (Nexhmedin Ahmeti, Amarildo Sterkaj, Alisjan Loshaj dhe Kristian Cuku) për katër orë rresht para 130 pjesëmarrësve kryesisht afaristë dhe biznesmenë, shpjeguan rrugën më të lehtë dhe më të shpejtë me shembuj konkretë se si mund të arrijmë te një kapital i madh, si mund të bëhemi milionerë dhe si mund të investohet në Dubai.

Para mysafirëve kryesisht afaristë, biznesmenë, ekonomiste, arkitektë dhe bankierë, folën për qëllimin e këtij tubimi, duke siguruar që të sjellim para syve të investitorëve një ofertë të parezistueshme. Në këtë event pjesëmarrësit kishin rastin të investojnë në një vend ku taksa është 0%, ku mjetet financiare mund të përdoren pa asnjë interes dhe ku markat ndërkombëtare si “Mercedes-Benz”, “Bugatti” dhe “Jacob & Co.”, që ndërtojnë rezidencat e tyre unike në planet. Kjo ishte një mundësi që jo vetëm ofron kthim të lartë nga investimi, por edhe siguri të pashembullt në një nga tregjet më të avancuara dhe më të qëndrueshme në botë.

Ishte i momentit dhe mirëseardhur një event i tillë në Cyrih që dha këshilla dhe shembuj, duke prezantuar tri projekte konkrete bazë, se si mund te rritet biznesi dhe kapitali, se si mund të mund të bëhemi milionerë. Kishte oferta mahnitëse për të blerë apartamente, prona në zemër të Dubait. Para pjesëmarrësve kishte oferta ekskluzive, projektet më luksoze në Dubai, me markat, firmat më të mëdha prestigjioze dhe ikonike. Kurse “Jacob & Co Residen” ishte si një ofertë speciale dhe e vlefshme nga Bingahtti për investitoret në tregun e pronave më luksoze në Dubai.

Nexhemdin Ahmeti, financier dhe bankier i suksesshëm në Austri, pjesë e stafit organizativ e eventit “Elite Invest Roadshow”, tha ndër të tjera se «Temë debati katër orët e forumit ekonomik në Cyrih me biznesmenë dhe afaristë tanë kishim tri projekte ekskluzive për investime në Dubai, ku interesimi i të pranishmeve ishte tjetër i madh... ».

«Tash biznesmenet dhe afaristet tanë shqiptarë në Zvicër (me seli në Cyrih) dhe Perëndimi kanë një adrese të re dhe me perspektivë se si mund të investojnë në Dubai. Siç ishit dëshmitarë ne rezentuam tri projekte prestigjioze, të cilat janë të gatshme dhe u ofrojnë qasje investitorëve shqiptarë në Zvicër dhe vendet e tjera evropiane...», ka thënë për gazetën zvicerane “Le Canton27.ch” Nexhmedin Ahmeti, këshilltar financiar i EIR-së.

Mbrëmjes i dha ritëm që sensibilizoi dhe debatin prezenca e filantropit të njohur shqiptar Lazim Destanit, i ftuar si mysafir nderi, i cili vlerësoi lart organizmin e këtij evenimenti “Elite Invest Roadshow”, duke dhënë një mesazh te të rinjtë, te diaspora jonë.

“Vetëbesimi, modestia, korrektësia dhe puna me përkushtim janë atribute që të çojnë drejt suksesit. Shqiptarët sot në diasporë janë ambasadorë jo vetëm të imazhit tonë këtu në Perëndim si shembull integrimi dhe të suksesshëm në biznese në çdo sferë, por edhe dhe akumulator i së ardhmes sonë në Ballkan. Sepse e ardhmja jonë më mirë dhe stabilet është në duart tona, e cila varet nga ekonomia. Nëse kemi investime, tregti pa kufij dhe ekonomi të fortë dhe stabilë, pa dyshim se do te kemi një të ardhme më të sigurt dhe të lumtur. Prandaj, ne jemi krenarë sot me të rinjtë tanë këtu në Zvicër, Gjermani dhe vendet e tjera evropiane deri në Turqi dhe Dubai me biznesmenë të të gjitha fushave. Mesazhi do të ishte ‘ndihmoni, investoni në vendlindje’”, tha ndër të tjera Lazim Destani, citon gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.

Veç Destanit, ne event të sotëm në Cyrih morën pjesë edhe shumë afaristë të njohur me emër në fushën e biznesit dhe ndërtimtarisë, gastronomisë, inovacioneve dhe profileve të larmishme.. të cilët sot janë shembull integrimi dhe suksesi në Zvicër si: Anton Nikolla, Fam. Frrokaj (Sempacher Finanz AG), Sami Mustafa (Ambrella) Florim Useini (Kryetar Nderi i Rrjetit, afarist, lobist dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare) Visar Robelli (Rrjeti i bizneseve), Laura Agani, Albin Hetemi, Xhelal Mehmeti, Mr.A. Dapper, Jakup Hasani, Fisnik Dragusha, Denis Gafurri, Albert Gjukaj, Skenderbeg Klaiqi etj. … Njëkohësisht ishte edhe interesimi i madh i mediave si kolegu Ermal Mamaqi nga Tirana, koleg nga Albinfo dhe media të tjera zvicerane, shkruan gazeta Le Canton27.ch.