Ironizon Daut Haradinaj: Nëse ju mungojnë kuzhinierët, i kam ende gjallë dy të Brigadës 131

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka ironizuar me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedoncin për gjendjen aktuale të ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Haradinaj, përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka ironizuar, duke propozuar dy kuzhinierë të Brigadës 131.

“Nëse ju mungojnë kuzhinierët, i kam dy gjallë ende të Brigadës 131, Baca Gani Dabiqaj dhe Baca Islam Malaj”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka akuzuar shefin e ekzekutivit për gjendjen aktuale të ushtrisë.

“S’ka arsyetim, ushtria duhet me u mirëmbajte”, ka thënë ai.