Ankandi i trembëdhjetë i letrave me vlerë do të mbahet më 21 tetor
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 21 tetor 2024 do të mbahet ankandi i trembëdhjetë për vitin 2024. Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 10 milionë eurove.
Sipas MFPT-së, investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.