Gjendet i vdekur një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm te rruga “Çarshia e Gjatë” në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka treguar se ende nuk ka informacion për rrethanat e vdekjes.

“Sot rreth orës 7:00, në ‘Çarshi të Gjatë’, është gjetur një trup i pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Për detaje të tjera mbesim në kontakt”, tha ai. /Zëri