Mërgimtarëve u shkojnë huq turshitë, gjoba deri në 1500 euro

Stina e vjeshtës duke se i ka mobilizuar edhe bashkatdhetarët për përgatitjen e turshive.

Por, duket se përpjekjet e tyre në këtë drejtim shkuan huq.

Kjo pasi disave prej tyre specat iu ndaluan në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Ata i kanë publikuar edhe disa momente në TikTok, ku thasët me speca shihen të renditur në shportat e mbeturinave, shkruan Albinfo.

Sipas rregullave, disa shtete nuk lejojnë bartjen e tyre përmes pikave kufitare.

Natyrisht, në këto raste nuk munguan as gjobat nga autoritetet kompetente.

Siç deklarojnë disa nga bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në Gjermani e Zvicër, ata u gjobitën deri në 1500 euro.