Katër persona përfundojnë në spital, pas një aksidenti mes dy automjeteve në Fier

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Levan-Qarr” të Shqipërisë, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë përfunduar në spital, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, ka thënë policia.