Stresi e quan “bishë” Granit Xhakën
Reperi Stresi, ka përkrahur haptazi futbollistin kosovar, Granit Xhaka.
Xhaka luajti mbrëmë me kombëtaren zviceranë kundër asaj serbe, ku brohoritjet e tifozëve dhe pankartat e shumta ishin kundër Kosovës.
Ndaj këtyre brohoritjeve nacionaliste ka reaguar Stresi, i cili e ka quajtur Xhakën ‘’bishë’’.
‘’1-shtet, 1-popullatë kundra Xhakes e jo Zvicres, por bisha jau ka tregu moti…’’, ka shkruar ai në Instagram.