Vdes një 34-vjeçar në vendin e punës në Prizren, dyshohet se ra në kontakt me rrymën
Një 34-vjeçar nga Seniku i Malishevës ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se mëngjesin e së shtunës gjatë kohës sa ishte në vendin e tij të punës në fshatin Peran të Prizrenit, ka rënë në kontakt me rrymën.
Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajoni e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Me datën 12.10.2024 , rreth orës 10:00 Policia është informuar se një person mashkull (V.R.,. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrulla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në konkat me rrymën elektrike”, ka thënë Bytyqi.
Byqyqi, ka thënë se mëngjesin e sotëm janë njoftuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit se 34-vjeçari ka ndërruar jetë.
“Në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga KEDS-s. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rast. Me vone me datë 13/10/2024 në ora 04:00 të mëngjesit nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë . Patrulla policore dhe hetuesit kujdestar janë konsultuar me prokurorin i cili ka dhënë urdhër që trupi I pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë . Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren”, ka treguar Bytyqi.
Ai bërë të ditur se tashmë rasti është duke u hetuar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren. /Zëri