Përzgjedhësi i Serbisë tregon se çka bisedoi me Xhakën pas ndeshjes
Granit Xhaka u përball me provokime të shumta në ndeshjen e djeshme të Zvicrës ndaj Serbisë, e cila u mbajt në Leskoc.
Por, Xhaka u tregua profesionist i vërtetë, duke mos rënë pre e provokimeve.
Madje, pas ndeshjes, ai e përshëndeti përzgjedhësin e Serbisë, Dragan Stojkoviq.
Ky i fundit ka zbuluar edhe se çka i tha Xhaka.
“Më tha mua se gjithçka ishte në rregull, që ata patën një qëndrim të mirë dhe gjithçka shkoi në rregull”, u shpreh Stojkoviq sipas mediave serbe, transmeton express.
Pixi sacekao Dzaku pic.twitter.com/KyVWxkauRi
— FantomBeograda (@FantomBeograda) October 12, 2024