Dy punëtore të një marketi në Prishtinë ngacmohen nga tre meshkuj, arrestohet njëri prej tyre

Sipas raportit ditor të policisë, dy femra punëtore në një market në Prishtinë kanë qenë objekt i ngacmimeve të përsëritura nga tre meshkuj të dyshuar.

Policia ka intervenuar pas ankesave dhe ka arrestuar njërin nga të dyshuarit.

Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që i arrestuari të dërgohet në mbajtje për të vazhduar hetimet.

Autoritetet po punojnë për të identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit e tjerë.